Pallaska: Autokrati nga Tirana po bie…
Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajme
Pallaska e ka quajtur autokrat shefin e ekzekutivit shqiptar, duke thënë se largimi i tij nga pushteti është i afërt.
Shkrimi i Pallaskës:
Autokratët kudo në botë – e posaçërisht në Ballkan – sundimin e tyre e bazojnë në mitin e pamposhtmërisë.
Në përpjekje për të projektuar fuqinë e tyre absolute, ata sundojnë me arrogancë sepse vetëm arroganca mund të fsheh mungesën e guximit.
Krejt çka nevojitet për të rrëzuar një autokrat është ekspozimi i faktit se nuk janë të pamposhtshëm.
Kjo ndodhë pikërisht atëherë kur ata nënvlerësojnë fuqinë e reagimit qytetar, duke i besuar gënjeshtrës së tyre se me të vërtetë janë të pamposhtshëm.
Nga ekspozimi i dobësisë deri tek rrëzimi formal mund të kalon një kohë. Por një gjë është e sigurtë, pas ekspozimit të dobësisë rrëzimi është i pashmangshëm!
Kjo duket se po ndodhë në Shqipëri këto ditë.
Shpresoj që edhe Kosova nuk do të vonon për t’i treguar autokratëve vendin që e meritojnë.