Arben Fetahu zgjidhet kryetar i FBK-së

Arben Fetahu është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sport

05/04/2018 19:56

Fetahu ka fituar 22 vota, ndërsa kundër kandidati i tij Artan Rugova është votuar nga 18 delegatë.

Fetahu në këtë post është zgjedhur në vend të Eroll Belegut, i cili kohë më parë dha dorëheqjen, për shkak të konfliktit të interesit, duke marrë parasysh se është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.