Nervozohet Coutinho, shikojeni çfarë i treguan në telefon
Philippe Coutinho u pyet se a i pëlqen kënga që tifozët kanë krijuar për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
Sport
Përfaqësuesja e Brazilit fitoi ndaj Argjentinës me rezultat 1-0 dhe Philippe Coutinhopër një moment u ndalua nga një gazetar pas ndeshjen në tynel duke u thumbuar me këngën më të re të tifozëve të Liverpoolit.
Coutinho u pyet se a i pëlqen kënga që tifozët kanë krijuar për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino. Reagimi i tij nuk ishte pozitiv dhe metë drejtë pasi në këngë përmendet dhe pavlerësia e tij tek Liverpool.
“Salah, oh Mane Mane, Roberto Firmino dhe ne kemi shitur Coutinhon”, thuhet në një pjesë të këngës, që tifozët tentojnë të tregojnë se pavarësisht se Coutinho u largua ata prapë kanë një super treshe.