Elvana Gjata sinonim i stilit
Këngëtarja Elvana Gjata është një prej artisteve më të pëlqyera për publikun.
ShowBiz
Krahas vokalit të fuqishëm, ajo njihet edhe për stilin unik që bart në çdo paraqitje publike, shkruan lajmi.net.
Albumi i saj i fundit me gjashtë këngë është pritur shumë mirë nga publiku dhe vazhdojnë të dëgjohen ende.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht publikon imazhe të reja, e ajo që të bie në sy është padyshim stili i saj.
Edhe në foton e fundit ajo duket shumë me stil me flokë të lidhura dhe e veshur me ngjyrat blu dhe të bardhë. /Lajmi.net/