Arianit Koci, avokati i parë i akredituar nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale kohë më parë kishte shpallur ftesën për avokatët që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë. I pari nga avokatët vendorë që u akreditua është avokati, Arianit Koci.
Lajme
Kjo është konfirmuar nga vetë Koci në një prononcim për lajmi.net
Koci do të jetë në listën e avokatëve për të mbrojturit të akuzuarit potencialë që do të gjykohen për krimet e supozuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Edhe pse shpallja e konkursit u bë që një kohë të gjatë, ende nuk ka informacione se kur do të fillojnë aktakuzat e para, apo kush do të jenë të akuzuarit potencialë.
Në Kosovë në muajin dhjetor ishte ndërmarrë një iniciativë për shfuqizimin e kësaj gjykate, por që kishte dështuar.
Kurse gjatë maujit janar, kryeprokurori David Schwendimman ishte larguar nga kjo pozitë. /Lajmi.net/