Lazio ia rrëmben pozitën e katërt Interit
Lazio i ka rrëmbyer pozitën e katërt Interi në Serie A.
Sport
Skuadra nga kryeqyteti italian ka arritur të mposht 2:0 Hellas Veronan në ndeshjen e mbetur të xhiros së 25-të.
Lazio gjatë gjithë kohës ishte skuadër më e mirë, por për golat e fitores është dashur të pritet deri në pjesën e dytë.
Ishte sulmuesi Ciro Immobile që shënoi dy herë, në minutat 56’ dhe 60’.
Me këtë fitore, Lazio numëron 49 pikë dhe renditet në vendin e katërt, me një pikë më pak se Roma e vendit të tretë, e po ashtu një pikë më shumë se Interi i vendit të pestë./Lajmi.net/