Neymar ia bën “Like” videos së Rita Orës në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, po qëndron në Kosovë në 10 vjetorin e pavarësisë.

Sport

17/02/2018 19:32

Rita Ora, sonte nga ora 22:00 do të mbajë një koncert të madh në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për nder të pavarësisë së vendit të lindjes së saj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar vazhdimisht fotografi e video, për të treguar se sa e lumtur është për vendin e saj, e tjetra për t’i bërë një promocion të mirë në arenën ndërkombëtare.

Një video të Ritës gjatë takimit me një vajzë të vogël, e ka pëlqyer edhe futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar./Lajmi.net/