Rektori Dema: Pa ndryshim të UP-së, nuk ka as ndryshim të Kosovës

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, në ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të UP-së, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka lavdëruar sukseset e Universitetit që ai drejton, duke përmendur rezultatet e vazhdueshme të studentëve në arenën ndërkombëtare.

Lajme

15/02/2018 11:44

Dema tha se populli i Kosovës këtë vit po shënon tri ngjarje të rëndësishme duke përfshirë edhe 10 vjetorin e Pavarësisë dhe 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut, raporton lajmi.net.

“Populli i Kosovës këtë vit po shënon tri ngjarje madhore, 550 vjetorin e  vdekjes së Skënderbeut , 10 vjetorin e Pavarësise dhe 48 vjetorin e themelimit të UP-së. Dje Universiteti i Prishtinës shërbeu si fole nga ku u ngritën çështjet më të rëndësishme të kombit tonë.” tha ai.

“Sot megjithë vështirësitë e mbijeteses dhe zhvillimit kemi Universitet cilësor i cili ka shënuar shumë suksese.

UP-ja ka hapur një numër të madh të qendrave e zyrave që kanë shënuar rezultate të vazhdueshme. Vetëm në Gjashtë mujorin e fundit UP-ja është ranguar mbi 600 vende lart në Universitetet e Botës” tha Dema”

“Krenohemi me rezultatet e studentëve tanë në arenën botërore, ku ata lanë pas shumë studentë tjerë në garën e arbitrazhit ndërkombëtar.

Stafi akademik jo vetëm që po shkëlqen në mësimdhënie por po na nderojnë edhe nëpër gara të ndryshme në Botë.” shtoi ai.

“Për të arriturat duhet të falënderohen studentet, profesoret, Qeveria dhe partneret ndërkombetar” shtoi Dema.

Dema tha se Universiteti i Prishtinës është vet Kosova, dhe se pa ndryshimin e UP-së nuk ka ndryshim të Kosovës.

“Mbështetësit po japin mbështetje të madhe për implementimin e planit strategjik, nesër edhe më shumë se sot do të flasim për arriturat, nesër më shumë se sot do të flasim për këto ngjarje të mëdha, së bashku të jetësojmë planin tonë për një UP evropiane.

Para neshë ndodhen sfida, të cilat UP-ja ka resurse të mjaftueshme për ti realizuar.

UP-ja është madhështore, të tillë e ka dëshmuar historia, e të tillë e kanë bërë studentet, UP-ja është Kosova, e pa ndryshim të UP-së ska as ndryshim të Kosovës” përfundoi Dema./Lajmi.net/