Di Maria e ka një mesazh për Realin
Di Maria është shumë optimist.

Sport
Angel Di Maria beson që PSG mund ta eliminojë Real Madridin.
Ai thotë që skuadra parisiene ka ndryshuar shumë, përcjellë Lajmi.net.
“Jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Të duhet më shumë se talent në ndeshje të tilla”, deklaroi Di Maria.
“Duhet edhe pak fat për të fituar.”
“Real Madrid është një ekip i madh dhe gjithmonë paraqitet mirë në Champions League”.
“Është një kompeticion komplet ndryshe nga kampionati”, shtoi ai. /Lajmi.net/