Bie përdorimi i Facebook, shkak ndryshimet në News Feed

Eksperimentimet me rrjetin social më të populluar në botë, siç duket po i kushtojnë shefit të kompanisë Mark Zuckerberg.

Auto & Tek

01/02/2018 16:07

Disa muaj pas futjes së alogaritmit të ri në “News Feed”, për ta bërë atë sa më personal, ku postimet e miqëve shfaqen më shumë sesa ato të lajmeve, Facebook ka treguar se përdorimi i përgjithshëm i rrjetit social ka rënë me rreth 50 milionë orë në ditë, transmeton lajmi.net

Ky është një numër jashtëzakonisht i frikshëm për Facebook – pasi qëllimet e secilit nga rrjetet sociale janë që të bëhet sa më atraktiv dhe të ketë përdorim sa më të madh.

Shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar se ky moment është i keq – por ndryshimi do të jetë përfitues në termat afatgjatë./Lajmi.net/