Futbollistët e Real Madridit kanë një kërkesë për Neymarin
Marcelo, Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e Isco kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit që të paraqesin ofertë për blerjen e Neymarit.
Sport
Futbollistët e Real Madridit kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit, transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.
“Mundo Deportivo” shkruan se Marcelo, Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e Isco kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit që të paraqesin ofertë për blerjen e yllit brazilian.
Neymar spekulohet se është objektiv i madh i “Los Blancos” për verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.
Ai u largua nga La Liga dhe skuadra e Barcelonës duke nënshkruar me klubin e pasur francez.
Por, së fundmi ka përfunduar në qendër të kritikave të tifozëve të PSG-së, pas problemit të krijuar me sulmuesin tjetër të ekipit, Edinson Cavani. /Lajmi.net/