Publikohet ‘Gjuha e Kampionit’ nga Noizy
Reperi Noizy sapo e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që vjen i realizuar e videoklip të realizuar nga Elmino.
ShowBiz
Kënga mban titullin ‘Gjuha e Kampionit’ për tekstin e së cilës është kujdesur vetë Noizy ndërsa fansat mezi e kanë pritur publikimin e saj, shkruan lajmi.net
Paralajmërimi është bërë shumë më herët pas një basti të lidhur mes tij dhe Blerim Destanit e që Noizy doli ta humbas.
Dyshja ishin lidhur që nëse reperi e humbet bastin do të jetë aktori i njohur, mik shumë i afërt i tij ai i cili do ta zgjedh datën dhe orën e publikimit.
‘Gjuha e Kampionit’ ka filluar të pëlqehet nga fansat në minutat e parë të publikimit./Lajmi.net/