Ligue 1 2017: Monaco turpëroi miliardat e PSG-së
.
Sport
Monaco pati një paraqitje të jashtëzakonshme gjatë edicionit 2016/2017, duke u shpallur kampion në Francë.
Monaco e përfundoi edicionin me 95 pikë, 8 më shumë sesa Paris Saint Germaini, që doli në vendin e dytë, kurse Nice doli në vendin e tretë me 78 pikë.
Paris Saint-Germaini triumfoi në Kupë kundër Angersit 1:0.
Klubi parisien doli fitues edhe në Superkupë.
Aty PSG mposhti Monacon me rezultatin 2:1.