PSG sulmon Perezin për Neymarin
“Të flasësh për një lojtar nga një tjetër klub në ditën që Ronaldo e fitoi Topin e Artë, nuk është aspak e mirë për lojtarin”.
Sport
Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, foli për Neymarin dhe interesimin e Real Madridit.
Ai tha që Perez nuk bëri mirë që foli për Neymarin në ditën që Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë, përcjellë “Lajmi.net”.
“A mund të largohet Neymar nga PSG-ja dhe të shkojë në Madrid? Jo. Sepse ai është i lumtur, ai e donë këtë klub dhe është duke kaluar mirë këtu”, tha Henrique.
“Të flasësh për një lojtar nga një tjetër klub në ditën që Ronaldo e fitoi Topin e Artë, nuk është aspak e mirë për lojtarin”, shtoi ai. /Lajmi.net/