Big Mama nis lidhje të re?
Muajt e fundit Big Mama ka qenë shumë e përfolur rreth jetës private.
ShowBiz
Së pari u përfol për humbjen e peshës pasi iu nënshtrua operacionit për zvogëlimin e lukthit, e pastaj për ndarjen nga tashmë ish- i dashuri i saj, shkruan lajmi.net.
Bigi ka qenë e ftuar sonte në emisionin “Zonë e lirë” me Arian Çanin, meqë rast përsëri u pyet rreth jetës private.
Në një rast, Çani e ‘ngacmon’ këngëtaren që të qajë për ishin, ndërsa ajo ia kthen ““Unë kam gjetë tjetrin, për çka do qaj për të vjetrin,”.
Me këtë deklaratë të thënë ndër të qeshura, Bigi ka ngjallur dyshimet se ka filluar një lidhje të re.
Kujtojmë që këngëtarja pas shumë kohësh sot ka lansuar projektin e saj të ri me titull “Zemra e ndalume” në bashkëpunim me Manin. /Lajmi.net/

