Haxhiu në përkrahje të Kurtit, shpreson që ai të kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes

Deputetja dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimeve të disa mesazheve, në të cilat ish-kryetari i kësaj partie është fyer nga Aida Dërguti.

Lajme

09/12/2017 14:58

Haxhiu me anë të një postimi në facebook, ka thënë se fyerejt e tilla janë të papranueshme. Ajo ka pranuar se kjo parti është përballur më vështirësi kohëve të fundit, por është shprehur se të gjitha problemet duhet të diskutohen në strukturat e partisë.

Haxhiu ka thënë se në zgjedhjet e për kryetar të partisë që do të mbahen, pret që Albin Kurti të kandidojë.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Lëvizja jonë ka organet, ka Statutin dhe konsiderohet subjekti politik me nivelin më të lart të demokracisë së brendshme.

Kushdo që ka nxjerr publikime të komunikimeve të brendshme nuk ka vepruar drejtë, dhe ka bërë gabim. Sigurisht që diskutimi dhe vendimet duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, pasi qytetarët kanë besim te Lëvizja dhe parimet e saj.

Meqë më kanë shkruar shumë qytetarë e aktivistë, e ndjej obligim që para tyre ta them qëndrimin tim, pasi qëndrimi është parakusht për çdo aktivist politik. Nuk mund të ketë aktivizëm pa qëndrime.

Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët.

Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

Së treti duhet që të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes.

Së katërti, Lëvizja është përballur me momente më të vështira, dhe gjithnjë ka dalë edhe më e fortë.

Së pesti, Kosovës i duhet programi që Lëvizja përfaqëson si dhe demokracia e brendshme dhe e jashtme që Lëvizja praktikon e synon.

Prandaj ne së shpejti do të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku une presë që Albin Kurti të kandidojë, bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme./Lajmi.net/