Napoli – Juventus, formacionet e super derbit në San Paolo

‘Corriere dello Sport’ ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave për derbin, Napoli - Juventus.

Sport

01/12/2017 07:16

Napoli pret sonte Juventusin në San Paolo në ndeshjen më të madhe deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

Napoli është lider në renditje me katër pikë epërsi ndaj “Bianconerëve”.

E përditshmja sportive italiane ‘Corriere dello Sport’ ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Juventus ka më shumë mungesa pasi do të paraqitet pa mbrojtësin e djathtë Stephan Lichtsteiner, mesfushorin Juan Cuadrado dhe sulmuesin Mario Mandzukic. /Lajmi.net/