Gattuso kthen një ‘fëmijë’ te skuadra e Milanit

"Gazzetta dello Sport" raporton se Raoul Bellanova po stërvitet me ekipin e parë të Milanit, me kërkesë të trajnerit të ri, Gennaro Gattuso.

Sport

29/11/2017 11:58

Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso ka rikthyer në ekip të riun, Raoul Bellanova.

Ish mesfushori i “Rossonerëve” mori postin e trajnerit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Kurse, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Bellanova po stërvitet me ekipin e parë, me kërkesë të Gattusos, përcjell “lajmi.net”.

Talenti i ri nga ekipi Primavera mund të jetë prurja e re te skuadra e parë nga San Siro. /Lajmi.net/