Befason aktorja e njohur! Drekon me ish-burrin dhe të dashurin aktual
Aktorja e njohur e filmave "Iron man" apo "It's all good", Gwyneth Paltrow ka habitur me postimin e saj të fundit në Instagram, aty ku tregohet shumë aktive me postime, foto e video nga jeta e saj e përditshme.
ShowBiz
Aktorja ka postuar një foto ku shihet duke konsumuar brunch (vakti mes mëngjesit dhe drekës) në shoqërinë e dy meshkujve, ish-burrit të saj, Chris Martin dhe të dashurit aktual Brad Falchuk.
“Familje moderne”, ka shkruar Paltrow ndërkohë që jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë postim të saj duke e quajtur jonormale faktin që përpara saj ka edhe ish-burrin edhe të dashurin aktual.
45-vjeçarja ka 2 fëmijë me Chris Martin. Ata u ndanë në vitin 2014 dhe mesa duket kanë mbetur shokë ndërsa me Brad Falchuk aktorja filloi të njihej po atë vit.




