Aksidenti i eskortës së Ramës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit
Gardisti Ervin Musai vijon të mbetet në terapi intensive nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Lajme
BalkanWeb mëson se gardisti që ishte në njërën prej makinave të eskortës së kryeministrit Edi Rama, e cila u përfshi në një aksident dje në Korçë, nuk ka përmirësime. Musai ka probleme me shtyllën kurrizore.
Ndërsa mësohet se dy gardistët e tjerë kanë lënë ambientet e spitalit të Korçës. Nga ana tjetër, drejtuesi i ‘Volkswagen’, Spiro Naçi ndodhet në policinë e Korçës.
Rreth 2 orë pas aksidentit dje në Korçë, gardisti Ervin Musai u dërgua në Tiranë.
Ai u transportua me helikopter nga vendi i aksidentit drejt Tiranës.
Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Në aksident u përfshinë 4 automjete, dy prej tyre të eskortës së Kryeministrit.
Mjeti tip “Voslkswagen”, i drejtuar nga Spiro Naçi që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover” e drejtuar nga një femër që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-t në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga. I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës.