Publikohet kënga ‘Ali Ajeti’ nga Gold AG dhe Afrim Muqiqi

Sapo është publikuar projekti më i ri muzikor nga Gold AG i cili vjen në duet me Afrim Muqiqin.

ShowBiz

26/11/2017 19:29

‘Ali Ajeti’ mban titullin kënga e cila është realizuar për nder të festës së Flamurit ’28 nëntorit’ dhe i dedikohe dëshmorit Ali Ajeti, shkruan lajmi.net

Të dy këngëtarët gjatë incizimit të kësaj videoje muzikore kanë zgjedhur veshjet kombëtare ndërkohë që në prapavijë shihet Flamuri Kombëtar.

Kujtojmë se Goldi kohëve të fundit ka publikuar shumë projekte muzikore të realizuara për qytete të ndryshme të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Atij madje nuk i pëlqejnë aspak projektet muzikore që i dedikohen veturave e markave të ndryshme të shtrenjta të cilat reperët e tjerë u këndojnë gjithnjë.

Për këtë ka folur në një intervistë të dhënë për ‘Mirage’ të cilën mund ta gjeni në videon pas klipit./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player