Albin Kurti dhe dy deputetet e VV-së largohen nga Kuvendi “pa therrë në këmbë” /FOTO
Edhe pse Gjykata Themelore ka thënë se ka lëshuar fletarrest për deputetët e VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu, këta të fundit janë larguar nga Kuvendi i Kosovës “pa therrë” në këmbë.
Lajme
Gazetari i lajmi.net që ka qenë në oborrin e Kuvendit ka thënë se Kurti është larguar bashkë me Liburn Aliun, po ashtu deputet.
Njëjtë kanë vepruar edhe dy deputetet e VV-së, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu.
Gjykatësi Beqir Kalludra ka lëshuar dje fletarrest për tre deputetët pasi që ata nuk janë paraqitur në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. /Lajmi.net/