E dhimbshme! Ndahet nga jeta ish-banorja e ‘Big Brother’, Adela Xhamani
Një lajm tragjik ka tronditur pak orë më parë botën e medias dhe jo vetëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adela Xhamani, njofton televizioni ”Fax News”.

ShowBiz
Gazetarja ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.
Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv.
Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘Who’.
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet. Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen në këto momente, po ‘’Fax News” dhe ‘’Shuplaka” shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Adelës, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur!
Adela, ishte mësuesja nga Kavaja e cila u bë e famshme pasi mori pjesë në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother.
Ajo fitoi vëmendjen e publikut edhe falë lidhjes që krijoi brenda në shtëpi me një prej banorëve.
Pasi nuk arriti të fitonte dhe pasi doli nga kjo garë me një dashuri të dështuar, Adela nisi jetën e saj në Tiranë, jo më në qytetin ku jetonte më parë.
Vajza simpatike nga Kavaja, e diplomuar për gjuhë-letërsi, e ka provuar veten në gazetari dhe duket se me këtë profesion shkon shumë mirë.
Por për të gjithë ata që nuk e dinin, Adela dikur merrte pjesë në reklama. Në një foto të publikuar prej saj në Instagram, shfaqet një tjetër Adelë, më e dobët, më e re dhe seksi.
Pikërisht këtë thotë edhe vetë ajo në krah të fotos: “Kur unë isha gocë reklamash dhe me 10 kg më pak”.