Trump: Kryeministri britanik do të japë dorëheqje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi të dielën për të ardhmen e Kryeministrit britanik Keir Starmer, duke pretenduar se ai “do të japë dorëheqjen”, mes spekulimeve të shumta se lideri i Mbretërisë së Bashkuar mund të shpallë një afat kohor për largimin e tij që të hënën. “Keir Starmer do të japë dorëheqjen si Kryeministër…

Bota

21/06/2026 23:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi të dielën për të ardhmen e Kryeministrit britanik Keir Starmer, duke pretenduar se ai “do të japë dorëheqjen”, mes spekulimeve të shumta se lideri i Mbretërisë së Bashkuar mund të shpallë një afat kohor për largimin e tij që të hënën.

“Keir Starmer do të japë dorëheqjen si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar,” shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social, megjithëse mbetet e paqartë nëse presidenti amerikan ka ndonjë informacion të sigurt apo thjesht po i bashkohet komenteve dhe spekulimeve publike.

Agjencia britanike PA Media raportoi se Trump nuk ka folur me Starmer që kur të dy liderët u takuan në samitin e G7 në Francë më herët gjatë kësaj jave.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Trump kritikoi Starmerin, liderin e Labour Party, partisë së qendrës së majtë në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se politikat joefektive do të çonin në rënien e tij politike.

“Ai dështoi keq në dy çështje shumë të rëndësishme – IMIGRACIONIN DHE ENERGJINË,” shkroi Trump.