Bolt: Ky futbollist do të shpallet ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA (FOTO)

Usain Bolt beson se Cristiano Ronaldo do të shpallet ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA.

Sport

20/10/2017 23:03

Njëri nga atletët më të mirë që ka njohur në historia, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka rrëfyer shumë gjëra rreth futbollit.

Bolt është pyetur edhe për ‘Lojtarin e Vitit’, çmim ky që jepet nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

“Unë do të shkoja për Ronaldon. Të tre lojtarët janë të jashtëzakonshëm (Ronaldo, Messi, Neymar), por Ronaldo edicionin e kaluar fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe ka përfunduar top golashënues për të pestin sezon. Aftësia e tij për qëndruar në formë vit pas vitit është diçka e jashtëzakonshme”, është përgjigjur Bolt./Lajmi.net/