Banorët kërkojnë largimin e uzurpatorit nga lagjja e tyre (Foto)
Ka kohë që një parking në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është pa ndriçim publik.
Lajme
Shkaktar i prishjes së ndriçimit sipas banorëve është një person i cili e ka vendosur një kioskë ilegalisht qe disa vite.
Thonë të kenë bërë ankesa në Komunë për largimin e tij, por Komuna nuk ka intervenuar, pos njëherë pa rezultat konkret.
“Ka tri vite që ankohemi. Dy muaj ia kanë mbyll lokalin, prapë e ka hapur pa leje. Banorët e kanë parë shitësin duke urinuar në hyrje të banesës. Kur e ka vendosur kioskën e ka prishur ndriçimin e parkingut”, ka thënë për lajmi.net në emër të banorëve një banorë i hyrjes së banesës përballë kioskës.
Kryetari i Bashkësisë Lokale 6, për “Bregun e Diellit”, Shqefqet Hoxha nuk është shprehur i gatshëm të prononcohet për këtë rast.
“Njëherë prej herësh nuk jam kryetar i Bashkësisë Lokale”, tha shkurt ai, ndërkohë emri i tij gjendet tek lista kryetareve të Bashkësive Lokale, të cilët i ka publikuar Komuna e Prishtinës para pak ditëve. /Lajmi.net/
Foto të bëra të hënën:
Foto të bëra para pakë ditësh: