Dikur e fyente në këngë, ja çka bëri tani Noizy për Dafinën
Vite më parë reperi Noizy dhe këngëtarja Dafina Zeqiri kishin marrëdhënie të acaruara mes vete, madje ai e kishte fyer këngëtaren në një këngë.
ShowBiz
Por, me kalimin e viteve çdo gjë ka ndryshuar dhe dyshja tashmë janë miq të mirë mes vete, shkruan lajmi.net.
Së paku, kështu lënë të kuptohet nga veprimet e tyre, disa muaj më parë ishte Dafina ajo e cila postoi një foto e veshur me një bluzë nga linja e Noizyt dhe e kishte postuar një foto në rrjete sociale.
““Illyrian Bloodline..si mendoni?” kishte shkruar këngëtarja duke e etiketuar Noizyn sipër fotos.
Ndërsa tani, reperi e ka përkrahur atë për projektin e fundit, duke ia postuar këngën në profilin e tij në Instagram dhe padyshim edhe duke e etiketuar Dafinën. /Lajmi.net/