Lacazette ia premton një transferim të madh Arsenalit (FOTO)

Alexandre Lacazette ka thënë se do ta pyet bashkëkombësin e tij, Antoine Griezmann, që t’i bashkohet Arsenalit.

Sport

02/10/2017 16:08

Sulmuesi francez që këtë verë iu bashkua Arsenalit nga Lyon, ka bërë të ditur se do t’i kërkojë që këtë rrugë ta marrë edhe Griezmann, ylli i Atletico Madrid.

Griezmann gjatë gjithë verës së kaluar kërkohej nga Manchester United, por pas dënimit që FIFA ia kishte shqiptuar Atletico Madridit, ai kishte vendosur të qëndronte në kryeqytetin spanjoll.

“Nëse ai më viziton mua në Londër, unë do t’i kërkoj atij që t’i bashkohet Arsenalit”, ka thënë Lacazette për ‘Match of tha Day magazine’, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi shumë shokë të mirë dhe kalojmë shumë mirë mes vete. Nofkat që kemi për njëri-tjetrin janë Griezzy dhe Lacaz”, ka shtuar ai./Lajmi.net/