Milionëshi i parë për ‘No I Love Yous’ nga Era Istrefi (Foto/Video)

Tri ditë më parë, këngëtarja Era Istrefi ka lansuar projektin e saj të shumëpritur me titull 'No I Love Yous'.

ShowBiz

02/10/2017 08:51

Këtë këngë, Era e solli në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana, të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Kënga po pritet mirë dhe që në momentin e publikimit ka marrë vetëm komente pozitive, kurse tani shënon një sukses.

Për pak kohë nga publikimi, kënga ‘No I Love Yous’ ka kapur shifrën prej 1 milion klikimesh dhe ky padyshim që është vetëm një nga sukseset e kësaj kënge.

Era një ditë më parë kishte njoftuar që kënga e saj është futur në listën e këngëve ‘trend’ në Youtube dhe renditej e 20-a. /Lajmi.net/

YouTube player