Haradinaj zotohet për rregullimin e shtetësisë për qytetarët e Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot një grup të përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lajme

30/09/2017 23:55

Njëri nga ta që ishte në takim, Naim Ramizi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se kryeministri Haradinaj është zotuar së çështja e shtetësisë për qytetarët e Luginës do të rregullohet.

“Kryeministri Haradinaj sot o zotua se çështja e shtetësisë për qytetarët e Kosovës Lindore do të rregullohet dhe ky zotim nuk është çështje muajsh bile as ditësh por çështje orësh. Me kso burra bëhet shteti ku veprat i nxajnë vendin fjalëve!”, ka shkruar Ramizi, transmeton lajmi.net.

I pranishëm në takim ka qenë edhe Shefket Musliu, ish komandantë e ish UÇPMB-së.

Megjithatë nuk është e qartë se si do të bëhet kjo, pasi që Ramizi nuk ka dhënë më tepër detaje. As zyra e kryeministrit nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë për media. /Lajmi.net/

ramiz1