Hamilton – Raikkonen, ky do të niset i pari në Malajzi
Ngasësi i Mercedesit u tregua më i shpejtë se finlandezi në Ferrari.
Sport
Lewis Hamilton fitoi duelin me Kimi Raikkonenin duke siguruar pozitën e parë në nisje të garës për Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1.
Ngasësi i Mercedesit u tregua më i shpejtë se finlandezi në Ferrari duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në garë për titull të kampionit, përcjell “lajmi.net”.
Rivali i tij kryesor për titull, Sebastian Vettel do ta fillojë garën nga pozita e fundit për shkak të një problemi në ekipin e mekanikëve të skuadrës italiane. /Lajmi.net/
Rezultatet e kualifikimeve:
1) Hamilton 1:30.076
2) Raikkonen +0.045
3) Verstappen
4) Ricciardo
5) Bottas
6) Ocon
7) Vandoorne
8) Hulkenberg
9) Perez
10) Alonso