Bill Gates ka telefon të ri, por ai nuk është Windows Phone (Video)

Çfarë telefoni ka zgjedhur, Android apo iOS?

Auto & Tek

26/09/2017 11:40

Edhe pse ishin shokë dhe rival me Steve Jobs, Bill Gates ka vendosur që të zgjedhë telefon të ndryshëm nga ata që prodhon kompania e tij Microsoft dhe Apple.

Ai për telefon të ri ka zgjedhur pajisje me sistem operativ Android, transmeton Express. Gates këtë e shpalosi në një emision televiziv ku deklaroi se konkurrenca në këtë industri është e jashtëzakonshme.

Nuk dihet se çfarë pajisje telefonike përdorë ai, por mendohet të jetë ndonjëri nga modelet e fundit nga Samsung.