Liverpoolit i takon drama e ‘King Power Stadium’ (VIDEO)
Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Sport
Skuadra e Jurgen Klopp, ka mposhtur 2:3 Leicester Cityn, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Salah në minutën e 15’, i dha epërsinë Liverpoolit, ndërsa Coutinho në minutën e 23’ dyfishoi epërsinë.
Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 45’, përmes Okazakit.
Henderson në minutën e 68’, shënoi për 1:3, ndërsa një minutë më vonë Leicesteri u kundërpërgjigj me anë të Vardyt.
Ishte pikërisht Vardy pak minuta më vonë, që dështoi të shënoi nga pika e penalltisë./Lajmi.net/
Mohamed Salah Goal HD – Leicester 0-1 Liverpool… by Football–Live
Philippe Coutinho Goal HD – Leicester City 0-2… by arcturusmedia33
Shinji Okazaki Goal HD – Leicester City 1-2… by fififilive
Jordan Henderson Goal ~ Leicester City vs… by Goalshoot