Apple Watch 3 – jo vetëm një orë, por si një telefon i dytë për ju, mësojeni pse

Kompania e njohur Apple e cila tani është duke prezantuar paisjet e reja për këtë vit, ka sjellur risi në orën "Apple Watch"

Auto & Tek

12/09/2017 19:40

Nga e kaluara jemi mësuar që Apple Watch të jetë e lidhur me iPhone derisa shfrytëzohet, por tani do të jetë ndryshe, transmeton lajmi.net

Ju mund të përdorni orën tuaj për të dërguar dhe marrë mesazhe, për të shfletuar internetin, mund të dëgjoni muzikë dhe funksione të tjera pa pasur nevojë ta lidhni me iPhonen tuaj.

Apple Watch do të dalë në shitje me 22 shtator, ndërsa çmimi pritet të jetë 249 dollarë./Lajmi.net/