Nisma e pavendosur, shtynë për nesër caktimin e emrave të ministrave

Ndonëse u raportuar se Nisma për Kosovën sot do të mbaj mbledhje dhe do të del me emra të ministrave për ministrit përkatëse në Qeverinë Haradinaj, një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Lajme

08/09/2017 13:43

Nisma do të mbaj mbledhjen e partisë nesër në mëngjes e më pas do të njoftoj për emrat e ministrave të saj, raporton lajmi.net.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Endrit Shala, i tha lajmi.net se partia ende nuk ka vendos për mbledhje, por gjasat janë që mbledhja të mbahet nesër pasi edhe seanca është pasdite.

Kujtojmë, se Nisma do të ketë tri ministri në Qeverinë Haradinaj:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit. /Lajmi.net/