Dëshmori Afrim Gashi dekretohet me urdhrin “Hero i Kosovës”

Në 19 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori Afrim (Sadri) Gashi nga Krysheci i Skenderajt.

Lajme

04/08/2017 09:42

Në akademinë përkujtimore të mbajtur me këtë rast, familjes së dëshmorit i është dorëzuar urdhëri i Presidentit “Hero i Kosovës”.

Në këtë ngjarje përkujtimore para të pranishmëve për veprën e dëshmorit kanë folur Nënkryetarit i Skenderajt Fadil Nura, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari dhe ish-Kryetari i Skenderajt Ramadan Gashi.

Në emër të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, urdhrin “Heroi i Kosovës”, familjes Gashi ia ka dorëzuar Ismail Syla.

Afrim (Sadri) Gashi ka rënë heroikisht më 3 gusht të vitit 1999.