Adem Mikullovci e mbyll seancën në mënyrë arbitrare

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka mbyllur në mënyrë arbitrare seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

03/08/2017 12:23

Derisa grupi më i madh parlamentar, PAN, ka kërkuar që seanca të shtyhet për dy ore për konsultime shtesë deri në propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, Mikullovci befasisht e ka shpallur të mbyllur seancë.

Tash nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat, por ajo që dihet është se seanca është mbyllur dhe duhet kryesia e vjetër ta thirr seancën e re. /Lajmi.net/