Alvaro Morata hyn në histori
Chelsea dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alvaro Moratas.
Sport
Këtij të fundit, tashmë i mbetet të arrij marrëveshje personale me Chelsea, për t’iu nënshtruar pastaj testeve mjekësore para se të kompletojë transferimin në ‘Stamford Bridge’.
Londinezët për kartonin e Moratas, do t’i paguajnë Realit 80 milionë euro, për ta bërë futbollistin më të shtrenjtë spanjoll.
Theksojmë se Chelsea i pagoi Liverpooli për shërbimet e Fernando Torres 58 milionë euro në vitin 2011 ndërsa Gaizska Mendieta i ka sjell Valencias rreth 48 milionë me rastin e kalimit te Lazio në vitin 2001./Lajmi.net/