Perez: Kam biseduar me Mendesin, ja çfarë do të bëjë Ronaldo

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka një lajm të madh në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Sport

28/06/2017 08:48

Florentino Perez beson se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid.

“E di se Cristiano është i nervozuar, por mendoj se do të qëndrojë”, tha Perez për esRadio.

“Nuk ka folur me të”, tha Perez për Ronaldon. “Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të presim dhe të bisedojmë pas Kupës së Konfederatave”.

Perez më tej ka treguar se ka folur me agjentin e lojtarit, Jorgen Mendes, duke thënë se këtu gjërat janë ekzagjeruar paksa.

“Kam folur me Mendesin rreth Cristianos. Nuk ka nevojë që të brengosemi më shumë se që duhet”, shtoi Perez.

Perez gjithashtu ka mbështetur sërish portugezin pas akuzave për evazion fiskal.

“Ai është njeri me integritet dhe do t’i përmbush detyrat e tij. Ka shumë njerëz që kanë dashur ta lëndojnë me taksa dhe tema tjera dhe ai e ndjen atë”. /Lajmi.net/