Barcelona zbulon përforcimin e ri (FOTO)

Barcelona e ka gati përforcimin e ri.

Sport

20/06/2017 13:23

Barcelona do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e Gerard Deulofeu nga Everton.

“Mundo Deportivo” shkruan se gjiganti katalan ka njoftuar klubin nga Premierliga se do ta rikthejë reprezentuesin spanjoll në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Deulofeu luajti me sukses në formë të huazimit në Milan, në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

Por, edicioni i ardhshëm do ta gjejë në Barcelonë duke luftuar për një vend në formacionin e trajnerit të ri, Ernesto Valverde. /Lajmi.net/