Ju prezantojmë me familjen e bukuroshës “Karla” (Foto)
Bukuroshja nga serial “Kloni” Juliana Paes edhe pas kaq vitesh ende ruan këtë epitet Zeshkanja simpatike “Karla” e cila me buzëqeshjen dhe format e trupit të saj bëri për vete shumë ndjekës të serialit hit “Kloni”, i cili u shfaq në RTV21, sot ka 38 vjet.
ShowBiz
Por kjo moshë nuk ka ndikuar asgjë në bukurinë e aktores dhe modeles braziliane Juliana Paes.
Ajo ende ruan të njëjtat forma. E pikërisht bukuria e saj i solli edhe famë ndërkombëtare. Në vitin 2004 ajo ishte në ballinë të revistës Playboy, poashtu pas dy viteve nga “People” u rendit në listen e 100 njerëzve ë seksi në botë, shkruan rtv21.tv
Bukuroshja që nga viti 2008 është e martuar me biznismenin Carlos Eduardo Baptista me të cilin ka dy djem, Pedro Paes Baptista ( 16 dhjetor 2010) dhe Antônio Baptista (21 korrik 2013). Në të gjitha imazhet aktorja shihet e lumtur me jetën familjare. Kujtojmë se Juliana njihet edhe për rolin kryesor Majës në serialin “India”.



