Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,ka thënë se fillimisht duhet të votohet ndryshm-ligji për Gjykatën Speciale, pastaj do ulen e të bisedojnë për Presidentin. Hamza ka thënë se PDK-ja ka zhvilluar bisedime për Presidentin, por ato nuk kanë çuar në një marrëveshje, për çka partia e tij, jdo të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. “Ligji është…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,ka thënë se fillimisht duhet të votohet ndryshm-ligji për Gjykatën Speciale, pastaj do ulen e të bisedojnë për Presidentin.
Hamza ka thënë se PDK-ja ka zhvilluar bisedime për Presidentin, por ato nuk kanë çuar në një marrëveshje, për çka partia e tij, jdo të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
“Ligji është top prioritet për të gjitha, ne kemi bisedu për Presidentin dhe kemi pa që nuk ka rrugë për marrëveshje dhe kemi treguar që vazhdojmë me opozitë”, ka thënë Hamza në T7.
Ai ka insistuar se votimi i ndryshimeve në ligj duhet të paraprijë zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar se procesi duhet të përfundojë sa më shpejt.
“Ligji duhet më i papari zgjedhjes së Presidentit, një ditë pa u zgjedh Presidenti duhet me u kry. Unë mendoj që duhet nesër. Nuk ka biseda për Presidentin pa i votuar ligjin”, është shprehur ai.
Sipas Hamzës, pasi ndryshimet në ligj të miratohen në dy lexime, PDK-ja është e gatshme të rikthehet në diskutimet për Presidentin dhe të mbështesë një emër për të cilin do të arrihej dakordim.
“Po e them qartë, e para është ligji. Kalon ligji në dy lexime, atëherë ulum dhe bisedojmë për Presidentin ku i garantoj që ka me i pas 22 vota të PDK-së, ai proces për atë emër që dakordohemi”, ka deklaruar Hamza.