Hoti: Krijimi i vendeve të reja të punës, prioritet kryesor për mua si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë, se nuk ka gjë më të rëndësishme për të se sa të krijoj vende të reja punë për qytetarët e Kosovës.
Lajme
“Për mua si Kryeministër i ardhshëm nuk ka gjë më të rëndësishme sesa t’ju krijojmë qytetarëve mundësi për punë për të ardhura të dinjitetshme dhe jetë të qetë në familje”, ka thënë Hoti.
Ai më pas ka thënë, se “nuk ka prioritet më të madh të shtetit dhe qytetarëve sesa krijimi i vendeve të reja të punës, krijimi i të ardhurave, stabiliteti i nevojshëm, sundimi i rendit dhe ligjit, poashtu dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, ashtu siç e kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve”.
“Unë jam i sigurt se pas dates 11 qershor me partneret e koalicionit do t’i kthejmë shtetit dhe qytetarëve qetësinë e nevojshme për te jetuar dhe shërbyer këtij vendi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/