Nitaj: Relax o njerëz, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Muharrem Nitaj, ka thënë se njerëzit duhet të qetësohen sepse kryeministër i Kosovës do të bëhet, Ramush Haradinaj.

Lajme

24/05/2017 19:11

“Nuk shtyhet bjeshka me gjoks! Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës, prandaj RELAX o njerëz”, ka shkruar Nitaj, transmeton lajmi.net.

Më pas, ai ka shprehur habi se si disa njerëz në Kosovës, po shqetësohen për bërjen e Haradinajt kryeministër, njëjtë si liderët serbë e rusë.

“Nuk habitem aspak, kur Aleksandër Vuçiq, shprehet i shqetësuar pse Ramush Haradinaj, do të jetë kryeministër i vendit. Nuk më befason as qëndrimi i Rusisë, e as i ndonjë aleati tradicional të Serbisë, por jam i tmerruar me shqetësimin e disa njerëzve që po ju rrëshqet pushteti”, shkruar ai. /Lajmi.net/