Si të riktheheni në peshën ideale pas shtatzanisë

Kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë mund të jenë një nga faktorët që sjellin deri te mbipesha e femrave në përgjithësi, shumë femra tentojnë të gjejnë mënyra që të kthehen në peshën të cilën e kanë pasur para se të mbesin shtatzënë.

Lifestyle

24/05/2017 21:42

Femrat natyrshëm shtojnë në peshë gjatë shtatzënisë dhe shumë nga to gradualisht i humbin kilogramët pas lindjes, mirëpo disa femra pas lindjes e kanë të vështirë të humbin në peshë.

Është me rëndësi që të kombinohet në mënyrë baraspeshuese ushqimi dhe ushtrimet. Ushtrimet kanë përparësi shtesë, sepse përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe pengojnë shtimin e yndyrave, ndërsa dieta vetëm se e redukton yndyrën.

Kilogramët duhet të humben ngadalë

Që t’i humbni kilogramët që i keni grumbulluar gjatë shtatzënisë, mos u bazoni te nënat e famshme. Dobësimi i shpejtë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Rregullat e arta të humbjes në peshë

1. Konsumoni ushqim pesë herë në ditë dhe asnjëherë mos e anashkaloni mëngjesin.
2. Së paku gjysmë ore në ditë merruni me ndonjë aktivitet sportiv, ndërsa nëse kjo është ngarkesë, atëherë çdo ditë ecni nga një orë.
3. Në ushqimin tuaj përfshini më shumë pemë dhe perime, ndërsa shmangni vetëm patatet, bananet dhe rrushin.
4. Pini më shumë lëngje (ujë, lëngje pemësh të freskëta, çaj).
5. Mos hani ushqim pas orës 19-të.
6. Nga ushqimi tentoni të largoni sheqerin, miellin, qumështin, produktet e qumështit dhe kripën, sepse kanë shumë kalori.

Kufizojeni veten
– Përtypuni ngadalë derisa hani, sepse në këtë mënyrë truri do të marrë më herët informacionet e ngopjes.
– Në vend të bukës së bardhë, blini bukë me drithëra integrale.
– Ushqimin qiteni në pjata më të vogla.
– Në vend të vajit të zakonshëm përdorni vaj ulliri. /Lajmi.net/