KDI lanson promovimin e integritetit në sistemin e drejtësisë

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) me seli në Hagë, bën lansimin e projektit “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”.

Lajme

24/05/2017 07:56

Ky projekt cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, ka për synim rritjen e integritetit dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorit të shtetit, me qëllim të krijimit të një sistemi të fortë të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.