LDK-së në Viti i largohet një figurë e rëndësishme (Dokument)
Adnan Ymeri, këshilltar në Asamblenë komunale të Vitisë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK.

Lajme
Ymeri ka njoftuar se edhe pozitën si këshilltar komunal tash e tutje do ta ushtroj si këshilltar i pavarur.
RTV”Iliria” ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes së z.Ymeri drejtuar kryesuesit të Asamblesë Komunale në Viti z.Naim Pira!
Përndryshe z.Ymeri është aktivist i LDK-së nga Sllatina e Epërme e Vitisë dhe ka ushtruar detyra të ndryshme brenda këtij subjekti.