Vuçiq në prag të zgjedhjeve flet për platformën ruse “Ostorozhno”: Një grup i njerëzve s’më duan sepse nuk e njoh Kosovën shtet

Ish-presidenti serb, Aleksander Vucic, në prag të zgjedhjeve parlamentare ka folur për platformën ruse në youtube” Ostorzhno” për çështje të ndryshme, ndër to edhe raportin e tij me Evropën për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe për qëndrimin e tij për të mos e njohur Republikën e Kosovës. Vuçiq ka thënë se çështja…

Lajme

20/10/2026 16:53

Ish-presidenti serb, Aleksander Vucic, në prag të zgjedhjeve parlamentare ka folur për platformën ruse në youtube” Ostorzhno” për çështje të ndryshme, ndër to edhe raportin e tij me Evropën për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe për qëndrimin e tij për të mos e njohur Republikën e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se çështja e sanksioneve ndaj Rusisë është tema numër një sa i përket rëndësisë, duke thënë se në secilin takim i përmendet fakti që Serbia ende s’ka vendosur sanksione.

Vuçiq tutje ka thënë se një grup i njerëzve nuk e duan atë më në pushtet për shkak të qëndrimit që ka ndaj pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Perëndimi ‘përdorë’ standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit territorial, duke bërë krahasim mes Kosovës dhe Ukrainës.