Ronaldo jep një deklaratë të çuditshme pas titullit kampion

Real Madridi ka fituar titullin në Spanjë për herë të parë pas pesë vjetësh. Los Blancos e arritën këtë në xhiron e fundit në La Liga, të cilët pavarësisht se kishin nevojë vetëm për një pikë për t’u shpallur kampion, fituan krejtësisht ndaj Malagas (2:0).

Sport

22/05/2017 08:42

Katër herë fituesi i “Topitë të Artë”, dhe një intervistë të gjatë pas triumfit në La Liga, ku foli edhe për situatën e krijuar në Vigo, i cili iu drejtua lojtarit të Celtas se ‘është paguar etëm për t’i bërë dëme atij’.

“Njerëzit flasin për mua sikur të isha ndonjë kriminel, nuk jam engjëll, por nuk jam as djall,” filloi Portugezi intervistën e tij përpara gazetarëve duke iu referuar Cabralit të Celta Vigos që tentoi t’a dëmtonte.

“Çfarë ndodhi në Celta Vigo? Njerëzit flasin për mua dhe nuk dinë asgjë për mua, nuk shoh televizion sepse po t’a kisha bërë, nuk do të kisha jetë, aq shumë që flasin për mua, për futbollin dhe jashtë futbollit, flasin për mua sikur të isha ndonjë kriminel”, shtoi ai.

“Kur njerëzit flasin për Cristianon gabohen, si për brenda ashtu edhe jashtë futbollit. Kritikat e futbollit nuk më shqetësojnë sepse e kam parasysh që njerëzit nuk heshtin asnjëherë, gjithmonë  e thonë atë që mendojnë në moment”, u shpreh më tej CR7.

“Unë nuk jam një engjëll por as një djall jo, ashtu siç shumë njerëz thonë. Nuk më pëlqen kjo sepse kam një familje, një nënë, një djalë dhe nuk më pëlqen që më barazojnë me të tjerët kur bëjnë budallallëqe, sepse unë nuk i bëj këto”, vijoi Ronaldo në zonën miks në “La ROsaleda”.

Ronaldo më pas foli edhe për triumfin në Spanjë, duke zbuluar se La Liga ishte prioritet kryesor që nga fillimi i sezonit.

”Që nga fillimi i sezonit dëshironim të fitonim La Ligan dhe jemi të lumtur”, theksoi Ronaldo.

“Shumë i kënaqur, një finale sezoni spektakolare, më e mira e viteve të fundit, një sezon më inteligjent, që me ndihmën e trajnerit dhe lojtarëve që kanë luajtur më pak, ka qenë perfekte. Kemi bërë një parapërgatitje për fazën finale të sezonit sepse e dinim që do të jetë e rëndësishme, kemi pasur ndeshje të mira”, shtoi ai.

Ronaldo foli edhe për “Topin e Artë”, që tashmë e ka fituar gjashtë herë gjatë karrierës.

“Topi i Artë? Gjithçka ndihmon por nuk jam i shqetësuar, trofetë fitohen me ndihmën e bashkëlojtarëve. La Liga është e të gjithëve”, shtoi Ronaldo.

“E dimë që do të jetë një finale shumë e vështirë por do e shijojmë tani titullin e La Ligas, 5 vite më pas”, përfundoi njeriu që ka thyer gjitha rekordet në Real Madrid.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6