Elbert Krasniqi merret në pyetje pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje

Në ditën e sotme të zgjedhjeve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka publikuar pamje duke thënë se kryetari i IRDK-së dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian. Pas këtyre pretendimeve, Krasniqi është intervistuar nga Policia e Pejës në cilësinë e dëshmitarit.…

Lajme

07/06/2026 12:53

Në ditën e sotme të zgjedhjeve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka publikuar pamje duke thënë se kryetari i IRDK-së dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian.

Pas këtyre pretendimeve, Krasniqi është intervistuar nga Policia e Pejës në cilësinë e dëshmitarit.

Njëherësh, koordinatorja për procesin zgjedhor, prokurorja Laura Pula, ka konfirmuar për Klan Kosovën se rasti është duke u hetuar.

“Veton Berisha është duke u intervistuar në Policinë Rajonale të Pejës për rastin që e ka raportuar, ushtrim ndikimi. Në intervistim ka deklaruar se ‘e kemi parë Elbert Krasniqin duke ardhur me përcjellje dhe kemi menduar se mund të ketë ndikim’, proces ky i cili mbetet të vërtetohet pas intervistimit të Elbertit”, tha Pula.